Lajme

Basha nga Lezha: Berisha dhe Rama sulmojnë SPAK-un nga të gjitha anët, kanë frikë

Kreu i PD, Lulzim Basha thumboi kryeministrin Edi Rama e kreun e Rithemelimit, Sali Berisha si sulmues të institucioneve të drejtësisë.

Ai tha se PD është në mbështetje të Strukturës së Posaçme Anti-korrupsion, duke përsëritur kushtin se nuk voton amnistinë nëse falen ata që SPAK dënoi.

Duke shenjëstruar kryeministrin Rama e paraardhësin e tij tashmë në arrest shtëpie, Sali Berishën, Lulzim Basha tha se Struktura e Posaçme anti-korrupsion po sulmohet nga të gjitha anët.

Teksa përsëriti mbështetjen e pakushtëzuar të PD ndaj punës së SPAK, Basha tha se “kushti për të votuar amnistinë vetëm nëse nuk falen të korruptuarit e dënuar nga Struktura anti-korrupsion, është në fuqi”.

Nga Lezha, Basha tha se PD do të insistojë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të përfshijnë listat e hapura, Shqipërinë një zonë zgjedhore, për votimin elektronik dhe numërimin elektronik dhe për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, e cila sot po anatemohet nga të gjitha anët, por në asnjë anë më shumë sesa nga kryeministri i cili në fshehtësi bashkë me njerëzit e tij në Parlament dëshiron të krijojë një komision të posatçëm për të mbikqyrur SPAK-un.

Dëshirë që i është shtuar në veçanti pas ngjarjeve të fundit, siç është intervista e ish-zëvendëskryeministrit tashmë në arrati dhe në kërkim ndërkombëtar dhe dënimi me burg të ish-drejtorit të Kundërzbulimit të FBI-së për New Yorkun, Charles Mcgonigal. Kësaj dëshire të çuditshme në fakt, i është shtuar së fundmi edhe shqetësimi i kryeministrit shqiptar për sjelljen e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në zyrat e shtetit.

Sigurisht per një njeri që ka rrahur gjoksin me të dyja grushtet se është autor i Reformës në Drejtësi, këto dy pohime janë shumë më problematike sesa të ulërijë në kupë të qiellit nga kupa e kokës kundër SPAK-ut apo BKH-s.

Janë domëthenëse sepse tregojnë qartë se Edi Rama ka frikë nga drejtësia, i trembet drejtësisë dhe tani ka nxjerr gërshërët për të prerë këmbët dhe duart e drejtësisë. PD është në mbështetje të institucioneve të drejtësisë, PD është në mbështetje pa kushte të SPAK-ut, sepse PD beson se ky është shansi i vetëm për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të sjell barazinë para ligjit për çdo shqiptarë kudo ku ndodhet’‘,- tha Basha.

/Shqip.com