Lajme

Basha mbledh me urgjencë Kryesinë, priten të tjera përjashtime nga PD

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka njoftuar një mbledhje urgjente të Kryesisë.

Sot në orën 17:00 pritet që Kryesia e PD të marrë disa vendime të rëndësishme për të ardhmen e partisë.

Burime për Shqip.com bëjnë me dije se pritet të bëhen disa ‘përjashtime’ të deputeteve që kanë mbetur pa përjashtuar, që tashmë kanë marrë poste të Rithemelimi.

Grupimi i Rithemelimit nuk njihet ligjërisht nga Partia Demokratike si pjesë e saj, pasi ata mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gazment Bardhi dhe disa deputetë të tjerë u larguan nga Lulzim Basha muaj më parë dhe iu bashkuan grupimit që drejton Berisha, edhe mpse ky i fundit ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie për privatizimin e kompleksit “Partizani”, në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

/Shqip.com