Lajme

Basha flet për paktin Rama-Berisha: Shqiptarëve po i mohohet reforma e vërtetë zgjedhore

Partia Demokratike dhe Lulzim Basha organizuan tryezën e dialogut, “Harku Opozitar Euro-Atlantik”.

Në fjalën e tij Basha tha se pakti Rama-Berisha po i mohon shqiptarëve reformën zgjedhore, duke mbrojtur marrëveshjen e 2008.

“Sot ndodhemi më pak se një vit nga data fillestare e caktimit të zgjedhjeve, sipas Kodit Zgjedhor dhe në një moment tërësisht të parapërgatitur nga një pjesë tjetër e politikës, për t’i mohuar shqiptarëve, përfitimet e një reforme të vërtetë zgjedhore. Nesër është afati i fundit i komisionit të Reformës Zgjedhore dhe nuk është e rastësishme që kjo tryezë dialogu me gjithë faktorët politik, partitë politike opozitare mbahet sot pikërisht si një këmbanë jo për interesat e partive politike që përfaqësoni, por për interesat e shqiptarëve që edhe një herë rezikojnë t’i nënshtrohen interesave të ngushta personale të atyre që me ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008 përmbysën balancën institucionale, përqendruan pushtetin dhe në këtë mënyrë dëmtuan jo pak funksionimin e demokracisë, llogaridhënien politike, rolin e parlamentit dhe vet përfaqësimin e interesave të qytetarëve“, u shpreh Basha.

Lexo edhe:
Bamir Topi në krah të Lulzim Bashës: Rama dhe Berisha drejt një marrëveshje të dytë si ajo e 2008

/Shqip.com