Lajme

Basha drejt largimit nga udhëheqja e partisë

Në Tiranë është mbajtur mbledhja e Partisë Demokratike pas krizës së legjitimitetit të cilin është duke përjetuar kjo parti opozitare e cila është e ndarë në dysh.

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka deklaruar se grupi parlamentar i ka kërkuar Lulëzim Bashës që të tërhiqet nga pozita e kryetarit të partisë.

“I gjithë grupi parlamentar kërkoi tërheqjen e kryetarit të partisë për t’i hapur rrugën një zgjidhjeje për Partinë Demokratike dhe për të rikthyer besimin”. ka thënë ai.

Ndërkaq të tjerët kërkuan një ribashkim të subjektit të tyre pas përplasjeve ndërmjet ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe kryetarit aktual Lulëzim Basha.

Ata kërkuan kompromise nga dy fraksionet e partisë me qëllim që të gjendet zgjidhja.

“Duhet të ketë një zgjidhje të vërtetë dhe të mos kemi asnjë rrëshqitje ndaj përgjegjësisë. Basha ka kryer një hap pas, shpresoj ta çojë deri në fund”, deklaroi Grida Duma.

Kurse kryetari i PD-së, Lulëzim Basha pas mbledhjes ka dhënë shenja se është i gatshëm që të tërhiqet. “Kam konstatuar se na përbashkon vendosmëria për të bërë gjithçka për të bashkuar partinë.

Si kryetar, përgjegjësia kryesore bie mbi mua dhe thashë se jam në dispozicion të zgjidhjes në të gjitha format dhe mënyrat që do ta ndihmonin këtë”. tha Basha.