Sport Ndërkombëtar

Bartra – afër transferimit në Turqi

Marc Bartra

Marc Bartra po i ndan rugët me Real Betisin.

Pas pesë viteve qëndrim në “Benito Villamarín Stadium” – ai është pranë transferimit te Trabzonspori.

Lajmin e ka bërë të ditur Mundo Deportivo.

Kampioni i Turqisë ka ofruar pesë milionë euro për qendërmbrojtësin – dhe po e presin një përgjigje nga Betisi.

Bartra – është pjesë e skuadrës spanjolle – që pesë vite dhe ka zhvilluar 131 ndeshje në La Liga.

31 vjeçari ka përvojë të madhe në supe – pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Borussia Dortmundit dhe Barcelonës./Shqip.com