Lajme

Bartja e maskës bëhet obligative edhe kur jeni duke ecur vetëm

Foto e ilustruar

Bartja e maskës edhe në rastet kur jeni duke ecur vetëm në ambiente publike është bërë sërish obligative me vendim të Qeverisë së Kosovës.

Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën në Kosovë është bërë obligative, duke përjashtuar vetëm këto raste: gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes; gjatë vrapimit, çiklizmit dhe ushtrimeve fizike dhe si gjatë ngrënies apo pijes.

Ndërkaq, deri tani në fuqi ka qenë vendimi që pos tri pikave të lartcekura, qytetarët mund të rrinin pa maska edhe gjatë ecjes në ambient të jashtëm, të vetëm.

Të shtunën, Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka miratuar masat e reja për kontrollin dhe parandalimin e COVID-19. Me masat e reja është kthyer ora policore, është shkurtuar orari i gastronomisë e po ashtu edhe fillimi i vitit të ri shkollor.

Masat të cilat hyjnë në fuqi të dielën, 29 gusht, mund t’i gjeni KËTU./SHQIP.com