Sport Ndërkombëtar

Barella i qëndron besnik Interit

Nicolo Barella e vazhdon kontratën me Interin

Nicolo Barrella dhe Interi e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për vazhdimin e kontratës, deri në vitin 2025.

Mesfushori Italian i ka qëndruar besnik neurazurëve, përkundër ofertave të shumta që ka pasur në drejtim të tij, shkruan Shqip.com.

Pas nënshkrimit të kontratës, ai tha “Përshëndetje të gjithëve. Jam i kënaqur që e kam vazhduar kontratën me ekipin. Të gjitha të mirat dhe forza Inter”.

24 vjeçari ishte ndër më meritorët që Interi u shpall kampion në Serie A, në sezonën e kaluar.

Por, paraqitje fenomenale është duke zhvilluar edhe në këtë kampionat dhe është shndërruar në “motorin” e mesfushës të Interit.

Në këtë sezonë, ai është paraqitur në 11 ndeshje në Serie A, ndërsa ka realizuar një gol dhe plotë – pesë asistime.

Journalist Mario Sconcerti On Inter's Nicolo Barella For Italy: "He Scored  A Goal Like Maradona"
Barella- gjatë një ndeshje kampionale me Interin

Nico u transferua në “Guiseppe Meaca” në vitin 2020 dhe që nga atëherë i ka mahnitur fansat e neurazurëve me paraqitjet e tij në fushën e gjelbër.

Falë nivelit të lartë të ndeshjeve të treguara me Interin, ai tashmë është bërë i rregullt edhe me kombëtaren italiane, me të cilët u shpall Kampion i Evropës.

Vlera e tij në tregun e transerimeve, sipas “Transfermarket” është 65 milionë euro./Shqip.com