Sport Shqiptar

Bare e komentoi rastin e kacafytjes me Verrattin

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Keidi Bare kishte një moment kacafytje në mesin e ndeshjes me yllin e Italisë, Marco Verratti.

A u ndalur dhe ka folur për këtë moment në SuperSport, duke thënë se gjithçka mbeti aty.

“Janë nerva loje, por i lëmë gjithçka aty. Futbolli nuk është balet dhe pavarësisht asaj që ndodh në fushë, në fund i dhamë dorën njëri-tjetrit, dhe gjithçka mbaroi aty. Italia është shumë e fortë dhe këtë e dimë të gjithë, por sot u ndëshkuam për disa gabime tonat. Megjithatë ekipi dha maksimumin deri në fund, ndonëse nuk ia dolëm. Megjithatë do të vazhdojmë të punojmë, për të bërë sa më mirë”, deklaroi Bare për Supersport.

“Po, na vjen keq, pasi ata i shfrytëzuan rastet e tyre, ndërsa ne i shpërdoruam. Në futboll fiton ai që shënon më shumë dhe sot këtë e bëri Italia. Duhet të analizojmë gabimet e sotme dhe të përmirësohemi në të ardhmen”, ka thënë Bare.

Shqipëria humbi 3-1 ndaj Italisë në ‘Albanian Arena’.

/Shqip.com