Sport Shqiptar

Bare dhe Uzuni flasin para takimit ndaj Hungarisë

Keidi Bare dhe Myrto Uzuni

Të premten, Shqipëria do luaj në udhëtim ndaj Hungarisë në kuadër të kualfikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Para këtij takimi, Keidi Bare dhe Myrto Uzuni kanë dhenë shpresa për rezultat pozitiv, shkruan FSHF, transmeton Shqip.com.

Bare, ka thënë fillimisht se është i lumtur për ftesën nga kombëtarja ndërsa, ka rrëfyer edhe eksepriencën që po e kalon me Espanyolin në La Liga.

“Në Kombëtare vij gjithmonë me shumë siguri pasi kam besimin te lojtarët e tjerë dhe te trajneri. Tek Espanjoli po shkojnë gjërat shumë mirë siç e keni parë, kam luajtur rregullisht dhe shpresoj që të vazhdoj kështu. Me Kombëtaren është sistem tjetër dhe luaj në rol tjetër, ndërsa me klubin kam sistem tjetër dhe roli im është para mbrojtjes. Jam më shumë në kontakt me topin, por për mua është njësoj, jap maksimumin si këtu edhe tek Espanjoli”, tha Bare.

Keidi Bare

Ai po ashtu shtoi se do të futen në këto ndeshje për të fituar dhe për të arritur qëllimet e tyre.

Ndërsa, Myrto Uzuni tha se në ekip po mbizotëron një atmosferë shumë e mirë dhe se shpreson që ndaj Hungarisë do korrin një rezultat pozotiv.

“Ndihet shumë atmosfera e ndeshjes aty, pasi edhe lojtarët flasin, fizioterapistët. Të gjithë presin një ndeshje shumë të bukur dhe ata duan fitore, por mendoj se kush ekip do bëjë më pak gabime, ai ekip do fitojë”, u shpreh Uzuni.

Ai po ashtu shtoi se fakti që takimi ndaj Hungarisë do jetë pa tifoz është një avantazh i madh për kuqezinjtë.

Myrto Uzuni

Momnentalisht, Shqipëria gjendet në vendin e dytë në Grupin I me 12 pikë pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, një më shumë se Polonia që gjendet në vendin e tretë./Shqip.com