Kulturë

Bardhyli: S’mund të ketë një shkrimtar të madh, pa një njeri të madh

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të librit dhe leximit, Alda Bardhyli, e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” e quajti shkrimtarin Ismail Kadare një klasik të kohërave tona, ndërsa e vlerësoi si një shkrimtar e poet që ka përsosur letërsinë dhe kulturën shqiptare.

“Ditëlindjet e shkrimtarëve të nivelit të Kadaresë i përkasin gjuhës dhe kulturës që ata përfaqësojnë. Përmasat e veprës së tij, universale. Qendra në kuadër të misionit për të nderuar kontributin e atyre që kanë përsosur kulturën shqiptare në vite, menduam të bëjmë një mbrëmje pa fjalime, por me vargjet e tij, për të kujtuar që është edhe një poet i mrekullueshëm.

Tërheqja apo portreti i ngrysur i shkon Kadaresë, është pjesë e tij. Është i pari i shkrimtarëve të mëdhenj që është i tërhequr dhe nuk e vendos veten në Olimpin që e vendosin zakonisht shkrimtarët e këtij kalibri.

Nga kontaktet me shkrimtarin kam zbuluar një Karadare me një humanitet të jashtëzakonshëm, që vërehet dhe në veprat e tij. Nuk mund të ketë një shkrimtar të madh pa një njeri të madh.

Të rinjtë e duan, e lexojnë e takojnë dhe e adhurojnë. Duan letërsinë shqipe dhe kjo është një shenjë shumë e mirë. Letërsia e tij ka brenda modernizmin, lexohet e përqafohet edhe nga lexuesit e shekullit 21.

Është shkrimtar i madh ën të gjitha dimensionet, edhe në familjen, me miqtë, me dashamirës, në publik.

Shkrimtarët e mëdhenj duket se jetojnë në një hapësirë dimensionesh.

Ka treguar që në fillime një lloj lidhje të fortë me familjen që në fillimet e tij.

Kur erdhi nga Moska kërkoi një apartament të gjerë sepse nuk e perceptonte jetën vetëm me bashkëshorten dhe larg prindërve”, ka deklaruar mes tjerash ajo.

/Shqip.com