Kulturë

Bardhyli: Misioni ynë është afrimi i librit me njerëzit

Alda Bardhyli, Drejtoresha e QKLL, e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për ‘Varg Festival’, një iniciative kjo për të sjellë sa më afër librin me njerëzit.

Bardhyli u shpreh se nxitja e leximit është një prioritet kombëtar dhe një sfidë në të njëjtën kohë. Sakaq ajo ndau informacione ,më të detajueshme në lidhje me festivalin, i cili mbrëmjen e sotme do të zhvillohet në Durrës, e më pas në Vlorë, Shkodër, si dhe në qytete të tjera turistike.

“Nën moton ‘Art Kult’ dhe në kuadër të politikave tona për  të nxitjes së leximit të librit do të bënim këtë fushatë. Sot në orën 19:00 do të nisim netët e leximit , ku do të vijojë në qytete bregdetare e turistike si Vlorë, Shkodër, Durrës etj. Festivali do të bëjnë bashkë autorë nga trevat shqipfolëse, por do jenë të ftuar edhe artistë nga rajoni.

Këto aktivitete gjenden lehtë pasi është pjesë  e një aplikacioni, Tea. Kemi dashur që përmes ‘Varg Festival’ të zgjojmë të lexuarin dhe ku ka më mirë se në ato zona që janë në nevojë.

Sonte do të jemi në Durrës. Sot jemi në një kohë presionesh, politike dhe jo vetëm. Sot në mbrëmje do të jenë Bashkim Hoxha, Ylljet Liçkaj dhe autorë të tjerë. Po ashtu pjesëmarrës do te jene dhe aktorë.

Festivali do të nisë më 18 korrik deri në 21 korrik në Durrës, pra në çdo qytet do të zgjasë nga 3 ditë.

Nxitja e leximit është një prioritet  kombëtar dhe prej kohësh Ministra e Arsimit e ka parë leximin si një sfidë kombëtare. Deri më tani kemi arritur të ngrinim 50 klube leximi”, u shpreh Bardhyli.

/Shqip.com