Bardhi zbulon artistët me të cilët ka bashkëpunuar në albumin e tij
Publikuar:
(08.11.2021 19:00:19)

Reperi i njohur, Bardhi siç duket nuk e ka ndërmend të ndalët me projekte muzikore.
Kjo pasi Bardhi ka bërë të ditur se tashmë ka gati albumin e tij më të ri që titullohet “Trëndafil”
Albumi pritët të lansohet më 9 nëntor dhe përmban gjithsej 20 këngë.

Shumica e këngëve të tij janë bashkëpunime dhe përmban emra të njohur si Azet, Ledri Vula, Lumi B, Kidda, Gjesti, Dj Geek dhe shumë të tjerë.
Një pjesë e këngëve të këtij albumi tashmë janë publikuar dhe mund t’i gjeni në ‘Youtube’.

Në anën tjetër, sa i përket jetës personale Bardhi vazhdon që të jetë i rezervuar duke mos zbuluar nga jeta e tij./SHQIP.com