Rozë

Bardhi thotë se s’do dalë nga shtëpia, nëse Sara ikën sonte – kjo e fundit acarohet

Që pas zënkës me Françeskën dhe mbërritjes së zarfit në shtëpi ku anullohej televotimi, Sara ka qënë në tension për të ardhmen e saj brenda shtëpisë.

Duke folur me Bardhin, Sara e ka pyetur se në rast që ajo del nga shtëpia a do e linte edhe ai këtë garë, megjithëse këngëtari tha jo pasi ka edhe ai qëllimet e tij në këtë lojë.

Kjo e acaroi Sarën.

“Je shumë frikacak”, i tha Sara të dashurit të saj, i cili u shpreh se nuk dëshiron që ajo të dalë, por edhe nëse ndodh një gjë e tillë ai do t’i çojë deri në fund synimet e tij, mirëpo konkurrentja iu drejtua duke thënë.

“S’ka gjë nëse dal unë ti vazhdo qëllimet e tua unë të miat”.

/Shqip.com