Bardhi ndan historinë e dhimbshme nga lufta: Ishim në bodrum kur na sulmuan serbët…
Artisti nga Kosova, Bardhi ka ndarë në ‘BBV’ një histori të dhimbshme nga e kaluara, ku për pak humbi jetën dhe familjen e tij në luftën në Kosovë gjatë krimeve serbe ndaj popullsisë shqiptare.
Siç tregon ai, ishte vetëm 3 vjeç kur bodrumi ku strehohej me familjen dhe të afërmit u sulmua me granata nga serbët, por fatmirësisht arritën të shpëtonin.
Më i dhimbshëm ka qenë momenti kur dëgjoi në radio se ishte vrarë një grua me emrin e nënës së tij.
“Ne kemi qëndruar në një bodrum 30 veta. U granatua shtëpia kur ne ishim duke ndenjur dhe na shpëtoi Zoti. Helikopterët kur kalonin, isha 3 vjeç e gjysmë. U lëshua një lajm në radio që lajmëroi vdekjen e nënës sime me dy fëmijët, mua dhe motrën. Aty vdiq një grua me të njëjtin emër që ka pasur dy fëmijë tek ai fshat”, rrëfen ai.
/Shqip.com