Lajme

Gazment Bardhi i përgjigjet Ramës: Mbyll derën e PS-së se po të ikin socialistët

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra deklaroi se PS duhet të hapë dyert për të gjithë, edhe për demokratët.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Në rrjetin social X Bardhi shkruan se “Edi Rama duhet të mbyll derën dhe dritaren që të mos vijojë braktisja masive që po i bëjnë socialistët e ndershëm, që nuk pranojnë dot 11 vjet keqqeverisje dhe korrupsion, largimin e të rinjve nga vendi apo varfërinë në rritje”.

“Edi Rama duhet të mbyll derën dhe dritaren që të mos vijojë braktisja masive që po i bëjnë socialistët e ndershëm, që nuk pranojnë dot 11 vjet keqqeverisje dhe korrupsion, largimin e të rinjve nga vendi apo varfërinë në rritje.

Demokratët kanë shtëpinë e tyre dhe janë të vendosur të bëjnë realitet ndryshimin që presin shqiptarët prej 11 vjetësh. Boll më! 12 vjet keqqeverisje dhe korrupsion janë shumë kohë e humbur”-shkruan Bardhi.

Lexo edhe:
Rama në Shkodër: PS i ka dyert hapur për demokratët, të na bashkohen

/Shqip.com