Rozë

Bardhi flet për Azet dhe yllin ndërkombëtar: Më zhgënjeu, do xhironim në Dubai, nuk u shfaq

Në episodin e fundit të “Zemër Luana”, i ftuar ishte edhe këngëtari i njohur Bardhi.

Në njërën prej sfidave të emisionit, Bardhi në këtë emision iu kërkua që të tregonte emrin e një personazhi të njohur të showbizit shqiptar i cili e ka shokuar për të mirë, si edhe personazhin VIP shqiptar që e ka shokuar për të keq.

Ndërkaq, Bardhi nuk refuzoi të përgjigjej.

Ai zbuloi se një nga reperët më të famshëm në Evropë e më gjerë, Zuna ka anuluar xhirimet e klipit teksa ai e priste me skuadrën e tij në Dubai për të nisur punën, kështu që reperi ishte ai që e kishte shokuar për keq, ndërsa ai që e ka shokuar për mirë ishte Azet, reperi shqiptar me famë ndërkombëtare.

/Shqip.com