Rozë

Bardhi dhe Luizi bashkojnë forcat për projektin e ri

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2 dhe sensacioni i këtij viti, Luiz Ejlli, duket se ndodhet në Kosovë.

Kështu të paktën ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në InstaStory.

Ai ndodhet në studion e SBS Entertainment, gjegjësisht në atë të producentit, Çelik Lipa.

Artisti shkodran shfaqet po ashtu bashkë me Bardhin si dhe menaxherin e tij, Jetmir Agajn.

Duket se dyshja po bashkojnë forcat për një bashkëpunim, pasi është përfolur prej kohësh.

“Dhe publiku ka vendosur, Luizin pra”, u shpreh Bardhi.

/Shqip.com