Sport Shqiptar

Bardh Rexha konfirmon largimin nga KB Rahoveci

Basketbollisti Bardh Rexha me anë të një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur se më nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Rahovecit.

Basketbollisti i njohur nuk ka dhënë detaje tjera rreth se ardhmes së tij sportive.

“Miq të dashur, ju njoftoj se marrëveshja ime me KB Rahovecin ka përfunduar dhe nuk do ta vazhdoj bashkëpunimin. Falënderoj qytetin tim për dashurinë dhe përkrahjen e madhe, e cila më ndihmoi me u rritë shumë si lojtar. Jam i hapur për bashkëpunime të reja pasi që nga tani jam lojtar i lirë”, ka shkruar Rexha.

/Shqip.com