Sport Ndërkombëtar

Barcelona vazhdon të “peshkojë” në Holandë

Noussair Mazraoui

Ajaxi mbetet ende “fabrikë” e talentave.

“Prodhimi” i fundit i holandezëve, pas të cilit janë vënë shumë skuadra është Noussair Mazraoui.

Sipas “Mundo Deportivos”, Barcelona është ekipi më i intersuar për shërbimet e tij – pasi kanë pasur probleme në krahun e djathtë të mbrojtjes.

“Spekulimet janë rritur dhe në kryeqytetin holandez ata tashmë tregojnë Barçën si favorit për të marrë Mazraoui. Krahas cilësisë së tij, një tjetër faktor që ndikon në të është forcimi i marrëdhënies me Raiolën, agjentin e mbrojtësit të krahut, në mënyrë që të ketë më shumë opsione për të marrë po-në e Erling Haaland, me të njëjtën përfaqësues.

Norvegjezi është obsesioni i madh i Laportës për verën dhe Mazraoui mund të jetë çelësi për ta bërë nënshkrimin realitet “, ka shkruar mediumi spanjoll.

Mazraoui nuk e ka vazhduar kontratën me Ajaxin dhe në verën e vitit 2022 do të jetë futbollist i lirë.

24 vjeçari është duke kaluar formë fenomenale në këtë sezonë në elitën e futbollit holandez.

Ai ka zhvilluar gjithsej 14 ndeshje kampionale, ndërsa ka ndihmuar me katër gola dhe dy asistime.

I rregullt ka qenë edhe në Ligën e Kampionëve – ku është paraqitur në të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve.

Një tranfer i tij në “Camp Nou” mund të jetë shenjë se Sergino Dest do të ndërrojë ambient, me Bayern Munchen që janë të interesuar për të. /Shqip.com