Sport Ndërkombëtar

Barcelona vazhdon serinë pa humbje edhe në Frankfurt

Frankfurt Barcelona

“Deuche Bank Park” ushtonte që nga minuta e parë nga thirrjet drithëruese të fansave vendas.

Skuadra e tyre Eintracht Frankfurt zhvilloi ndeshjen çerekfinale kundër Barcelonës në Europa Ligë.

Ishtin pikërisht vendasit patën mundësinë më të mirë të pjesës, por Djibril Sou nuk arriti të konkretrizonte nga afërsia.

Për musafirët shans pati sulmuesi Aubameyang në minutën e 19-të, por goditja e tij përfundoi në rrjetën e jashtme.

Momente nga ndeshja

Nga një krosim të Filip Kostic u shkaktua një rrëmujë në zonën e rrezikut ku Busquets futi këmbën për t’i hequr topin sulmuesit Borre.

Gjyqtari akordoi penallti por pasi u lajmërua nga dhoma e VAR-it, shkoi ta shohë rastin dhe vendosi që topi t’i takojë gardianit Ter Stegen.

Skuadrat shkuan në pushim 15 minutësh dhe do të rikthehen në pjesën e dytë për të kërkuar fitore.

Vetëm pas tre minutave me tu kthyer në fushë, Ansgar Knauff plasoi një goditje gjysmëvollej nga jashtë zona duke lënë portierin e blaugranave pa shpresë.

Goli i Knauf

Musafirët shtuan presionin për të barazuar pasi ishin pranë pësimit të golit vetëm dy minuta pasi pranuan të parin.

Një kombinim i mirë në zonë dhe një pasim i saktë për Ferran Torres që qëlloi zhagas për të mposhtur Kevin Trapp.

Pas 12 minutash gjeranët mbetën me 10 lojtarë në fushë, pasi Jovanovic i tregoi Tutas kartonin e dytë të verdhë.

Rastet nuk munguan me katalanasit që shpresuan të shftytëzonin mundësinë, por ndeshja u mbyll me këtë rezultat, duke lënë të hapur gjasat për javën e ardhshme në “Camp Nou”.

Frankfurt presin Freiburgun ntë dielen në Bundesliga, kuse në po të njëjtën ditë në La liga – Xavi kërkon fitoren kundër Levantes në udhëtim. /Shqip.com