Sport Ndërkombëtar

Barcelona thyen rekordin e transferimeve në kategorinë e femrave

Pavarësisht problemeve financiare, Barcelona këtë verë nuk është ndalur së shpenzuari.

Dhe kjo nuk ka ndodhur vetëm në kategorinë e meshkujve – por edhe atë të femrave.

Tashmë Barcelona ka konfirmuar transferimin e mesfushores së Manchester Cityt, Keira Walsh.

Ajo pritet t’i kushtoj katalanasve mbi 400 mijë euro, që do të ishte rekord për transferimin e një lojtare.

25-vjeçarja, një nga figurat kryesore në triumfin e “luaneshave” në Euro 2022 gjatë verës, ka qenë me Cityn që nga viti 2014 dhe ka një vit të mbetur në kontratën e saj.

Dy vjet më parë mesfushori danez Pernille Harder iu bashkua Chelseat nga Wolfsburg për atë që u raportua të ishte një tarifë rekord botëror mbi 250,000 £.

Walsh ndjek hapat e Lucy Bronz, e cila u transferua në Barcelonë në fillim të verës.

Walsh bëri mbi 118 paraqitje gjatë kohës së saj në City, duke shënuar gjashtë gola./Shqip.com