Sport Ndërkombëtar

Barcelona synon Jorginhon, si zëvendësues të Busquets

Sagat ndërmjet Chelseat dhe Barcelonës duket se nuk kanë përfunduar.

Pas një afati kalimtar ku të dy skuadrat “luftuan” për disa lojtarë, ishte skuadra spanjolle që “vodhi” disa futbollist nga londinez.

Dhe tani duket se ata kërkojnë një tjetër yll të skuadrës së Graham Potter.

Mesfushori italian, Jorginho do të jetë i lirë në qershor dhe Barcelona kërkon të sigurojë shërbimet e tij – pasi e shohin si pasardhësin ideal për Sergio Busquets.

Mesfushori spanjoll do të mbush 35 vjeç verën e ardhshme.

Sipas Mirror, Jorginho përmbush të gjitha mundësit aftësitë të cilat Xavi Hernandez i kërkon në zëvendësuesin e Busquets.

Sergio Busquets

Jorginho u transferua te Chelsea nga Napoli në vitin 2018 dhe që atëherë është bërë një figurë kryesore në mesfushën e “The Blus”.

Tani e ardhmja e 30-vjeçarit varet edhe tek pronarët e rijnë, por edhe te zëvendësuesi i Thomas Tuchel, Potter./Shqip.com