Barcelona shënon fitore përballë Bilbaos, javën tjetër përballet me Realin
Publikuar:
(12.03.2023 23:12:58)

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për titullin e kampionit në kuadër të Ligës Spanjolle.
Barcelona fitoi 1:0 me golin e shënuar nga braziliani Raphinha.
Atletico barazoi në minutën e 88-të të takimit por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Me këtë fitore, Barcelona është forcuar në vendin e parë me 65 pikë. Reali është në vendin e dytë me 56 pikë.
Këto dy skuadra do të përballen javën tjetër dhe aty mund të përcaktohet edhe fati i kampionit.
/Shqip.com