Sport Ndërkombëtar

Barcelona shënoi fitoren e parë

Barcelona e ka mposhtur Cadizin me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të La Ligas, që është edhe fitorja e parë e katalonasve.

Vendësit dominuan gjatë gjithë kohës, ndërsa rastin e parë e krijuan me anë të Lamine Yamal në minutën e 29-të, por  gjuajtja e tij u prit nga portieri kundërshtar.

Mundësi të mirë shënimi lëshoi edhe Roger Marti (35’) i Cadizit, me Marc-Andre ter Stegen që bëri pritje të lehtë.

Pjesa e dytë ishte më e balancuar për dy skuadrat, pasi kishin raste të mira shënimi, por pa arritur t’i konkretizonin.

Golin e parë për Barcelonën e shënoi  Pedri në minutën e 82-të, me Ilkay Gundogan që ishte asistuesi.

Katalunasit ia dolën të shënon edhe të dytin, tani përmes Ferran Torres (90+4′), me Robert Lewandowskin që ishte asistuesi.

Barcelona ka grumbulluar katër pikë pas dy xhirove, ndërsa në javën e tretë takohet me Villarrealin.

/Shqip.com