Sport Shqiptar

Barcelona rrezikon përjashtimin nga Champions League

Të premten në mbrëmje, gazeta gjermane “Welt am Sonntag” lëshoi “bombën” se UEFA rrezikon të përjashtojë Barcelonën nga Liga e Kampioneve.

Sipas gazetës në fjalë, sanksioni i mundshëm ndaj Barcelonës nga UEFA lidhet me mosrespektimin e “fair-play”-it financiar nga klubi spanjoll.

Informacioni i publikuar nga kjo gazetë fliste për disa llogari të dyshimta në lidhje me rritjen e të ardhurave që ka pasur klubi katalanas, përveç lëvizjeve të zakonshme të një klubi futbolli.

Nga ana tjetër, siç raportohet nga “MARCA”, Barcelona së bashku me nëntë klube të tjera europiane të nivelit të lartë, përfshirë PSG-në, Mançester Sitin dhe Milanin, janë duke u hetuar për mospërputhje me rregulloret financiare të vendosura nga UEFA për të qenë në gjendje të marrin pjesë në garat e organizuara prej saj.

Barcelona tha dje se nuk di asgjë për këtë situatë, por gazeta spanjolle ka mundur të sigurojë që zgjidhja e çështjes, ajo e Barçës dhe e pjesës tjetër të ekipeve nën hetim, të arrijë në shkurt 2024.

Ajo që po ndodh tani janë thashetheme apo rrjedhje informacioni të bëra me ndonjë qëllim dhe që kanë mbërritur fill pas vendimit të Gjykatës Europiane për pozitën dominuese të UEFA-s.

/Shqip.com