Sport Ndërkombëtar

Barcelona – Real Madrid, ndeshja shkon në vazhdime

Real Madrid-Barcelona

Nuk kanë mjaftuar 90 minuta që të përcakohet fituesi, në “El Clasico”.

Barcelona dhe Real Madrid kanë barazuar 2-2 dhe ndeshja do të shkojë në vazhdime.

Golin e parë e realizoi Vinicus Jr, kur po zhvillohej minuta e 25-të.

Sulmuesi braizilian u gjend në situatë 1-1 me Ter Stegen dhe e mposhti gjermanin në mënyrë mjeshtërore. Paraprakisht, Busquts gaboi në mesfushë, duke e humbur topin.

Goli i shënuar nga Vinicus Jr

Në anën tjetër, katalunasit sulmuan kryesisht me krosime.

Pasi, Luuk de Jong nuk realizoi me kokë – rrjetën e tundi me këmbë, në minutën e 40-të.

Por, madrilineët kaluan në epërsi përsëi me anë të Karim Benzemas.

U mendua se ky ishte fundi, ama Ansu Fati nuk ishte i të njëjtit mendim.

Sulmuesi spanjoll e tundi rrjetën për 2-2 duke treguar edhe një herë pse e mban fanelën me numrin 10-të.

Goli i shënuar nga Ansu Fati

Fituesi i kësaj ndeshje, do të përballet me fituesin nga ndeshja Atletico Madrid-Athletic Bilbao, që zhvillohet të enjten në ora 20:00 /Shqip.com.