Sport Ndërkombëtar

Barcelona – Real Madrid, gjigantët kërkojnë “biletën” për finale

Dy rivalët e përbetuar të futbollit spanjoll dhe botëror, Barcelona dhe Real Madrid, do të përballen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit.

Katalunasit janë nikoqirë të Real Madridit në stadiumin “Camp Nou” me fillim nga ora 21:00. Ekipi që drejtohet nga trajneri Xavi Hernandez ka epërsinë nga ndeshja e parë, të cilën e fituan 1:0 në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në Madrid.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti dhe disa futbollistë tjerë të ekipit madrilen janë shprehur optimistë se do ta “rrëzojnë” Barcelonën nga Kupa e Mbretit.

Në anën tjetër, Xavi në konferencë për media ka vlerësuar “mbretërit” se janë skuadër që dinë të përmbysin rezultate. Ndryshe, fituesi i kësaj ndeshje do të luajë në finale të Kupës së Mbretit me Osasunën që mbrëmë e eliminoi Athletic Bilbaon.

/Shqip.com