Sport Shqiptar

Barcelona publikon listën e lojtarëve për ndeshjet miqësore, ky është venimi për Rey Manaj

Rey Manaj

Barcelona do të vazhdojë fazën përgatitore të ndeshjeve miqësore për edicionin e ri, shkruan Shqip.com

Ndeshjet e radhës do t’i zhvillojnë në Gjermani ku kundërshtar do të kenë, Stuttgardin dhe RB Salzburgun.

Në dy ndeshjet e kaluar miqësore të katalanasve, Rey Manaj ishte njëri ndër protagonistët kryesor të këtyre përballjeve.

Ai shënoi katër gola në të dy ndeshjet, me statistikën mesatare të një goli çdo 17 minuta.

Në bazë të përformancës së tij, ai ka fituar besimin e trajnerit Ronald Koeman.

Blaugranët kanë publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet miqësore në gjermani, dhe në të shihet edhe emri i Manaj.

Pas paraqitjeve të mira në këto ndeshje, shumë skuadra kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit shqiptar, por siç duket ai do të jetë pjesë e ekipit të parë të Barcelonës./Shqip.com

Lista e lojtarëve të ftuar të Barcelonës për ndeshjet miqësore në Gjermani