Sport Ndërkombëtar

Barcelona pret përgjigje nga FFP për ta regjistruar transferimin e ri

FC Barcelona

Skuadra e Barcelonës ende pa u hapur afati i transferimeve ka siguruar një futbollist. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Athletic Bilbao, Inigo Martinez.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano – klubi katalunas ka bërë gati të gjitha dokumentet dhe një kontratë dy-vjeçare për mbrojtësin spanjoll.

Por, klubi nga La Liga është duke pritur vetëm përgjigjen nga FFP (Financial Fair Paly), për ta regjistruar lojtarin si “transferim të lirë”.

Martinez është 31-vjeçar dhe gjatë këtij sezoni në La Liga ka zhvilluar vetëm 13 ndeshje, ku ka shënuar një gol.

Vlera e tij në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 18 milionë euro, por Barça e ka siguruar lojtarin si “Free Agent”, për shkak të skadimit të kontratës me klubin e Athletic në qershor të këtij viti.

/Shqip.com