Sport Ndërkombëtar

Barcelona po vëzhgon Nevesin – si zëvendësuesin potencial të Busquets

Pavarësisht moshës Sergio Busquets vazhdon të jetë pjesë kyçe e mesfushës së Barcelonës.

Por, bordi i klubit katalan ka filluar të mendojë për të ardhmen dhe po shohin për zëvendësues potencial.

Ruben Neves është një nga lojtarët që ka hyrë në radarin e gjigantëve spanjoll.

Ruben Neves

Me largimin e Busquets që pritet të ndodh verën e ardhshme, Neves shihet si zëvendësuesi ideal.

Skuadra e Xavi Hernandez fillimisht ishte e interesuar për nënshkrimin e Martin Zubimendit të Real Sociedad, sipas raportimeve në Spanjë.

Por, duke se Sociedad ka bindur mesfushorin të nënshkruajë një kontratë të re.

Derisa, tani 25-vjeçari i Wolves ka marr prioritetin si objektivi kryesor.

Neves u transferua në Premier League në vitin 2017 nga Porto.

Që atëherë portugezi ka zhvilluar 221 paraqitje me Wolves , duke shënuar edhe 25 gola e 12 asistime në të gjitha garat.

/Shqip.com