Sport Ndërkombëtar

Barcelona po një trajtim të veçantë për Dembelen

Që kur u transferua në Barcelonë, Ousmane Dembele ka hasur në probleme të mëdha me lëndime.

Sulmuesi francez ka mbetur jashtë fushës së gjelbër që nga “Euro 2020”, kur pësoi lëndim me Francën, shkruan Shqip.com.

Sipas të përditshmes spanjolle “MARCA”, katalunasit janë duke përgatitur një plan të veçantë për rikuperimin e tij në mënyrë që të mos ketë probleme të tilla me lëndime në të ardhmen.

“Barcelona e kanë ndryshuar strategjinë e tyre në trajtimin e Ousmane Dembele, pasi ata shprsojnë që ai do rikthehet së shpejti në fitness. Dieta e Dembeles është ndryshuar nga klubi, njëjtë si rutina e stërvitjeve. Klubi dëshiron që ai të ketë më pak lëndime në të ardhmen dhe të ndihet më i rëndësishëm në Kataluni” është shkruar në gazetën MARCA.

Ai i ishte bashkuar Barcelonës në vitin 2017, për një shumë prej 105 milionësh që Barca ia kishte paguar Dortmundit, pasi atëherë ai kosndierohej si një nga talentët më të mëdhnjë të kohës.