Sport Ndërkombëtar

Barcelona planifikon t’i shesë katër yje të skuadrës

Barcelona do të bëjë disa ndryshime për edicionin e  ardhshëm dhe po planifikon të ndajë rrugët me një numër lojtarësh.

Klubi katalanas duhet të bëjë disa shitje me çmime të larta dhe të ulë pagat për të dalë nga një situatë e vështirë financiare dhe synimi për të rikthyer Lionel Messin e bën këtë nevojë.

Sipas Sport, Barcelona është gati të shesë Jordi Alba, Ferran Torres, Frank Kessie dhe Ansu Fati në afatin kalimtar të verës. Menaxhmenti do të shqyrtojë gjithashtu propozimet për Rafinha Diaz dhe Eric Garcia, nëse ka oferta.

/Shqip.com