Sport Ndërkombëtar

Barcelona përballet edhe me një problem të papritur

Duket se problemet për Barcelonën nuk kanë fund. Gjykata e Barcelonës e ka shpallur të pavlefshme kontratën e re të nënshkruar nga Gavi.

Kjo është një fitore për Javier Tebas, presidenti i La Ligas, i cili kishte refuzuar të regjistrohej për shkak të problemeve të njohura financiare të klubit, dhe një goditje për katalanasit, e ndëshkuar me një defekt formal, pasi kërkesa është paraqitur me vonesë.

Kështu, mesfushori i talentuar mund ta gjejë veten në mënyrë të befasishme pa klub duke filluar nga 1 korriku dhe në Angli po ëndërrojnë, veçanërisht Liverpool.

“Të Kuqtë” kanë qenë prej kohësh në gjurmët e Gavit, një mundësi me kosto të ulët dhe një alternativë e shkëlqyer për më shumë se sa Bellignham, pasi ky i fundit kushton shumë.

/Shqip.com