Sport Ndërkombëtar

Barcelona pa Piquen kundër Levantes

Gerard Pique

Barcelona do të jetë pa mbrojtësin veteran, Gerard Pique, në udhëtimin e tyre të fundjavës në La Liga kundër Levantes.

Ish-reprezentuesi spanjoll u detyrua të largohej pas vetëm 23 minutash në barazimin 1-1 në kundër Eintracht Frankfurt në mesjavë, shkruan Footbal Espana.

35-vjeçari ka luajtur një rol të rregullt në qendër të mbrojtëse të Blaugranëve edhe një herë këtë sezon, me 25 paraqitje në ligë, por ai do të mungojë në Estadio Ciudad de Valencia.

Gerard Pique

Clement Lenglet zëvendësoi Piquen në Gjermani dhe qendërmbrojtësi francez pritet ta zëvendësojë atë të dielën mbrëma.

Xavi pritet të bëjë rotacion në fusha të tjera të ekipeve të tij, pasi ai synon të balancojë skuadrën e tij për kampionatin dhe Europa Leaguen në javët e ardhshme, me rikthime të mundshme fillestare për dyshen kryesore Dani Alves dhe Frenkie de Jong./Shqip.com