Sport Ndërkombëtar

Barcelona organizon një ndeshje në kujtim të Maradonës

Diego Armando Maradona

Barcelona do të organizojë një ndeshje, për të nderuar ish-futbollistin e tyre, që ndërroi jetë vitin e kaluar, Deigo Armando Maradona.

Në këtë takim, ata do luajnë kundër Boca Juniors, ekip në të cilin, Diego luajti në fillim dhe në fund të karrierës, shkruan Shqip.com.

Ky organizim do të quhet “Maradona Cup” dhe do  të zhvillohet me datë 14 dhjetor të vitit 2021.

Stadiumi ku u do zhvillohet ndeshja, është “Mrsool Park”, në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, ndërsa kapaciteti për tifozë është 25,000 mijë spektatorë.

Maradona luajti për herë të parë për Boca në sezonin 1981/82, duke fituar kampionatin Metropolitano dhe duke fituar kualifikimin për Kupën Libertadores. Ai u kthye në klub nga viti 1995 në 1997, dy sezonet e tij të fundit përpara se të tërhiqej nga futbolli aktiv.

Ndërsa, te Barcelona, luajti për dy sezone (nga 1982 në 1984) dhe bëri 58 paraqitje. Në atë kohë, numri dhjetë, fitoi tre tituj, Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Ligës Spanjolle./Shqip.com