Sport Ndërkombëtar

Barcelona “nuk dëshiron” të fitojë

Pasi e ka siguruar titullin e kampionit, Barcelona duket se nuk është e interesuar të fitojë pikë tjera.  Skuadra “blaugrana”, tashmë pa motiv për të fituar, nuk e ka problem të humbasë përballë çdo kundërshtari.

Pas humbjes me Real Sociadadin në “Camp Nou”, Barça u dorëzua pa kushte me rezultatin 3-1 në fushën e Valladoliditt, që vazhdon të luftojë për mbijetesë.

Takimi u zhbllokua që në minutat e para nga autogoli i Christensen, për të ardhur tek thellimi i epërsisë në 2-0 në të 22-tën falë golit të Larin.

Në pjesën e dytë realizoi për vendësit edhe Plata, por pesë minuta para fundit të kohës së rregullt,  diferencën në 3-1 e shkurtoi Lewandowski.

Sulmuesi polak vazhdon të kryesojë listën e golashënuesve me 23 gola.

/Shqip.com