Sport Ndërkombëtar

Barcelona – Neymar, zhvillimet e fundit

Barcelona ka nisur negociatat me PSG-n për rikthimin e asit brazilian Neymar.

Sipas medieve spanjolle, katalonasit janë duke biseduar me parisienët për të ri-nënshkruar me sulmuesin brazilian.

Neymar duket se gjatë kësaj verë, do të largohet nga gjigantët francez. Braziliani është duke u kërkuar nga disa klube evropiane përshirë Chelsean dhe Newcastle, por opsion i mundshëm thuhet se është edhe rikthimi në ‘Camp Nou’.

Madje, siç raportohet, reprezentuesi brazilian, i cili iu bashkua PSG-së në vitin 2017, dëshiron të rikthehet në skuadrën e Xavi Hernandez.

/Shqip.com