Barcelona në probleme serioze
Publikuar:
(06.07.2021 10:18:19)

Klubi spanjoll, Barcelona është duke kaluar probleme serioze në klub, shkruan Shqip.com.
Kjo pasi ata nuk mund të regjistrojnë asnjërin nga transferimet e reja sepse nuk mund të kalojnë limitin e pagesave në LaLiga.
Pavarësisht se shitën Konrad de la Fuenten, Jean-Clair Todibon dhe Junior Firpon, katalanasit duhet të ulin faturën e pagave prej 200 mijë euro.
Asnjë lojtar nuk dëshiron t’i zbritet paga e tyre, derisa asnjëri nga ta nuk dëshiron as të largohet nga klubi.
Blaugranët transferuan Sergio kun Agueron, Memphis Depayn, Eric Garcian dhe Emerson deri tani gjatë këtij afati kalimtar./Shqip.com