Sport Ndërkombëtar

Barcelona ndalet nga Interi në Itali

Edhe këtë vit Barcelona po ka probleme në Champions League.

Pavarësisht formës së mirë në Ligë, Barcelona është ndalur nga Interi në “San Siro”.

Një gol në pjesën e parë i mjaftoi Interit të marrë pikë të plota përballë katalanasve.

Në pjesën e parë Barcelona pati posedimin e topit, por ishte Interi ai që pati rastet më të mira.

Fillimisht ishte Hakan Calhanoglu që testoi Mark Andre ter Stegen, i cili bëri një pritje fantastike.

Interi më pas kërkoi një penallti, pas prekjes me dorë nga Erik Garcia, por nuk u dha nga gjyqtari pasi Lautaro Martinez ishte në pozitë jashtë loje.

Correra vetëm pakë minuta më vonë e qoi topin në rrjet, por edhe kësaj here gola u anulua për pozitë jashtë loje.

Barcelona u dorëzua në minutat e fundit të ndeshjes me Calhanoglu që shënoi me një super goditje.

Pjesën e dytë e dominoi Barcelona me Interin që rrallë herë dilnin nga mbrojtja.

Megjithatë Barcelona nuk krijoi shumë raste të 100 për qinda.

Rastin më të mirë e pati Busquets, por goditja e tij me kok, pas krosimit të Dembeles përfundoi jashtë.

Tani Interi është në vendin e dytë, mbrapa Bayernit, kurse Barcelona është e treta me vetëm tri pikë nga tri ndeshjet e para./Shqip.com

/Shqip.com