Barcelona ndalet edhe nga Osasuna

As ndaj Osasunën nuk fituan dot.
Barcelona ka barazuar 2-2 me Osasunës, në kuadër të gjiros së 16-të të La Ligas.
Katalunasit e nisën më mirë këtë ndeshje, duke shënuar pas vetëm 12-të minutave.
Realizator ishte Nico Gonzales. Për mesfushori e dalë nga “La Masia” ky ishte goli i parë me fanelën e ekipit të parë.
Por, ky gëzim zgjati vetëm dy minuta sepse vendasit e barazuan rezultatin me anë të Garcias.
Përkundër mundesive, në pjesën e parë nuk u shënuan më gola.
Ndërsa, me të filluar 45 minutëshi i dytë, ndeshja u “nxeh” përsëri.
Një tjetër futbollist i dalë nga “La Masi”, Ezzalzouli e gjeti rrugën për te goli dhe shifrat ishin përsëri në të mirë të Barces.
U mendua se pikët e plota do rrëmbeheshin nga mysafirët, por diçka e tillë nuk ndodhi.
Tre minuta para përfundimit të takimit, Avilia e tundi rrjetën e Ter Stegen, për të shpërthyer festën në stadium.
Ky barazim veçse e thellon edhe më shumë krizën nëpër të cilën po kalojnë blaugranët.
Skuadra e udhëhequr nga Cavi Hernandez tashmë ka 22 pikë, pas 17 ndeshjeve të zhvilluara dhe gjendet në vendin e tetë.
Në anën tjetër, Osasuan ngritet në pozitën e dhjetë. /Shqip.com