Sport Ndërkombëtar

Barcelona mposhtet edhe nga Rayo Vallecano

Barcelona

“Camp Nou” është shtëpia e Barcelonës, por është shndrruar në “ferr”.

Katalunasit kanë pësuar humbjen e tretë radhazi si vendas – për herë të parë që nga viti 1988.

Skuadra e udhëhequr nga Xavi Hernandez është mposhtur nga Rayo Vallecano, ne rezultat minimal 0-1.

Image
Momente nga takimi

Ani pse blaugranët e dominuan këtë takim në të gjitha aspektet, nuk arritën asesi ta gjejnë rrugën për te goli.

Ndërsa, vendasit në mundësinë  e vetme që patën në pjesën e parë e tundën rrjetën.

Autor i golit ishte Álvaro García Rivera.

https://twitter.com/LosBlancoEhsan/status/1518307050119254016?s=20&t=LQVyOn48hVALjUT0ImMMoA
Goli i realizuar nga Garcia

Pas kësaj humbje, tashmë Real Madridit i duhet vetëm një pikë e fituar nga ndeshjet e mbetura që të shpallen kampionë. Sepse tashmë – kanë 15-të pikë më shumë se Barça.

Deri në përfundim të kampionatit kanë mbetur vetëm edhe katër xhiro, dhe titulli duket që do të shkojë në Madrid. /Shqip.com