Sport Ndërkombëtar

Barcelona mposht Realin në Las Vegas

Nënshkrimi i ri i Barcelonës, Raphinha shënoi golin e vetëm teksa Barcelona mposhti Real Madridin në Las Vegas të shtunën mbrëma.

Reprezentuesi brazilian iu bashkua gjigantëve të La Ligës nga Leeds United në një marrëveshje me vlerë deri në 55 milionë funte në fillim të këtij muaji.

Ai tani ka shënuar dy gola në dy ndeshje parasezonale në Shtetet e Bashkuara.

Goli i tij erdhi në minutën e 27-të pasi ai ndërpreu një pasim nga Eder Militao i Realit për të siguruar fitoren në një ndeshje në të cilën Robert Lewandowski bëri debutimin e tij për Barçën.

Real Madridi, i cili ishte pa sulmuesin, Karim Benzema, nuk arriti të regjistronte një goditje në portë.

Mirëpo “Madrilenët” rrezikuan disa herë, ku mundësia më e mirë erdhi nga Valverde, goditja e të cilit u ndal nga shtylla.

Pjesa e parë ishte më intensive, derisa në pjesën e dytë nuk pati shumë raste shënimi./Shqip.com