Sport Ndërkombëtar

Barcelona me 10 lojtarë e përmbys Osasunan në shtëpi

Skuadra e Barcelonës ka marrë një fitore të madhe 1:2, me përmbysje, në një ndeshje ku luajti gati 1 orë me 10 lojtarë.

‘Blaugrana’ ishin në disavantazh qysh pas minutës së 6’, kur Dani Garcia gjeti golin për Osasuna, pas një korneri.

Situata për Barcelonën u vështirësua në minutën e 31’, kur Robert Lewandowski mori kartonin e kuq (i dyti i verdhë).

Barca shkoi në pauzë me një gol disavantazh. Pas fundit të pjesës së parë, me karton të kuq u ndëshkua edhe Gerard Pique, por ai ishte në bankën rezervë.

Pjesa e dytë foli në favorin e Barcelonës. Një gol i shpejtë i Pedri barazoi rezultatin në minutën e 48’.

Një asistim i Frenkie de Jong u finalizua për mrekulli nga Raphinha, i cili me kokë dërgoi topin në rrjetë kur po luhej minuta e 85’.

Barcelona shkon në 37 pikë në pozitën e parë, me pesë pikë më shumë sesa Real Madrid, por ‘Los Blancos’ kanë një ndeshje më pak.

Osasuna mbetet me 23 pikë në pozitën e gjashtë. Barca ndeshjen e radhës e luan tek në mbrëmjen e Vitit të Ri.

/Shqip.com