Sport Ndërkombëtar

Barcelona mbetet pa dy “gjigandët” e saj

Araujo dhe Kounde

Në kampin e Barcelonës – kanë arritur lajme negative.

Qendërmbrojtësit – Jules Kounde dhe Ronald Araujo – janë lënduar me kombëtaret përkatëse.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit katalunase “Jules Kounde ka një dëmtim të bicepsit të kofshës në këmbën e majtë. Si rezultat ai është i padisponueshëm për përzgjedhje derisa të rikuperohet. Testi u krye edhe te Ronald Araujo dhe ai ka një frakturë avulsioni të tendinit aduktor të gjatë në kofshën e djathtë. Edhe ai do të jetë jashtë fushës derisa të shërohet lëndimi”.

Teksa – raportime jo-zyrtare bëjnë me dije – se Kounde do të mungojë 3-4 javë, kurse Araujo 6-7 javë.

Dyshja – janë shndrruar në futbollistët kryesorë të Barçës – dhe do jenë hendikep i madh.

Por, Xavi Hernandez në gatishmëri – për të njëjtin pozicion ka Gerard Pique, Eric Garcia dhe Andreas Christensen.

Mbetet të shihet se si do ia dalin katalunasit – në ndeshjet e tetorit – ku ndër të tjera, do të përballen me Interin dhe Real Madrid./Shqip.com