Sport Ndërkombëtar

Barcelona kthen sytë nga Xavi Hernandez

Xavi Hernandez

Humbja e parë pas 19 viteve në udhëtim te Ray Vallacano, e mbushi kupën dhe Barcelona i ndau rrugët me Ronald Koeman.

Në ulësen e trajnerit të katalunasve, sipas shumë mediave spanjolle, do të ulet Xavi Hernandez, përcjell Shqip.com.

Fabrizio Romano ka bërë të ditur se bordi  i Barces i ka nisur bisedimet me spanjollin para disa javëve, por ende nuk ka diçka përfundimtare.

“Bordi i Barcelonës filloi kontaktet me Xavi javë më parë. Bisedimet do të vazhdojnë sot për të kontrolluar situatën me Al-Saddin dhe për të zgjidhur çështjet. Njoftimi nuk është ende i afërt – procesi sapo ka filluar”, ka shkruar Romano, në rrjetet sociale.

Dëshirën që të rikethet në “Camp Nou”, nuk e ka mohuar as vetë, Xavi, madje kishte thënë që është ëndërr e tij që një ditë ta drejtojë timonin e ekipit të parë.

“Ideja ime është të jem trajner i Barcelonës. Nuk e kam fshehur kurrë, është synimi dhe ëndrra ime. Nuk e di nëse do të ndodhë apo jo, nëse do të kenë nevojë për mua apo jo, por për momentin jam i lumtur që jam në Al-Sad dhe jam shumë krenar për këtë. Nëse vjen një ofertë, ajo do të vlerësohet dhe më pas do të përpiqemi të vendosim, por për momentin jam shumë i lumtur këtu”, kishte thënë para pak kohësh, 41 vjeçari.

Ish-mesufushori i Barcelonës, ka qenë ndër futbollistët më të sukseshëm të gjeneratës së tij dhe ka fituar të gjithë titujt e mundshëm, si në nivel ekipi, ashtu edhe me kombëtare.

Xavi Hernández to retire at end of season
Trofetë që Xavi i fitoi, sa ishte futbollist i Barcelonës

Karrierën si trajner, ai e filloi në sezonën 2019-2020, kur u emërua në krye të ekipit Al Sadd, ku është akoma.

Me këtë skuadër, ai ka fituar pesë trofe, ndërsa shumë shpesh janë bërë virale videot me stilin e bukur të lojës që e kanë praktikuar.

Sa i përket, Barcelonës, ata gjenden në pozitën e nëntë në La Liga, me 15 pikë.

Pas dhjetë gjirove të zhvilluara, ata kanë katër fitore, tre barazime dhe tre humbje.

Në një ituataë aspak të mirë janë duke kaluar edhe në Ligën e Kampionëe, pasi kanë pësuar dy humbje – në tri ndeshje të zhvilluara dhe gjenden në pozitën e tretë të Grupit E./Shqip.com