Sport Ndërkombëtar

Barcelona kërkon De Ligt

Matthijs de Ligt

Skuadra e Barcelonës po kërkon ta forcoj repartin e mbrojtjes.

Katalanasit janë shumë afër të arrijnë marrëveshjes me Andreas Christensenin e Chelseas.

Por tani klubi ka shprehur interesim edhe për transferimin e një mbrojtësi tjetër.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt, raporton “Sport”.

Në listën e lojtarëve të kërkuar nga Barcelona janë edhe Cesar Azpilicueta dhe Jules Kounde.

De Ligt me Juven ka kontratë deri në qershor të vitit 2024 dhe reprezentuesi i Holandës në 31 ndeshje të sezonit aktual e ka ndihmuar Juventusin me dy gola

Juventusi janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë të re qendërmbrojtësit, Matthijs de Ligt që të mos e humbasin gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, ata nuk kanë arritur ende marrëveshje me qendërmbrojtësin.

De Ligt te Juventusi është një nga lojtarët më të paguar dhe fiton rreth tetë milionë euro në vite.

Ai po ashtu në kontratë ka edhe një klauzolë largimi rreth 125 milionë euro.