Barcelona insiston për shërbimet e Christensen

Te Chelsea – nuk po gjen hapësia në formacionin startues.
Thomas Tuchel – po e preferon të luaj me tandemin Silva-Rudiger.
Por, ofertat nuk po i mungojnë – Andreas Christensen-it.
25 vjeçari është i lidhur me një transferim të mundshëm te Barcelona – sipas Fabrizio Romanos.
Romano ka raportuar se “propozimi i kontratës së Barcelonës për Andreas Christensen është përmirësuar në 48 orët e fundit: marrëveshje pesëvjeçare në tavolinë, Xavi po përpiqet të nënshkruajë Christensen si lojtar kyç për idetë e tij.
Bayern ende po përpiqet, por Barça tani është më shumë se e sigurt. BVB, jo një opsion”.
Qendëmbrojtësi danez nuk e ka vazhduar kontratën me londinezët dhe fakti që mund të largohet si transfer i lirë po i joshë skuadrat edhe më shumë.
25 vjeçari ka zhvilluar 14-të ndeshje në këtë kampionat të Premierligës, teksa në Ligën e Kampionëve ka zhvilluar gjashtë takime.
Ai konsiderohet si një futbollist me perspektivë – teksa mosha e tij e re i përshtatet shumë Barces së Xavit, pasi spanjolli është duke u munduar ta përgadisë një skuadër për të ardhmen.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/70488635/1368788373.0.jpg)
Përveç Christensen – nga Chelsea mund të largohet edhe Rudiger, i cili gjithashtu nuk e ka vazhduar ende kontratën. /Shqip.com