Sport Ndërkombëtar

Barcelona i vihet pas Raphinhas së Leeds United

Raphinha, Leeds United

Barcelona është në ndjekje të një sulmuesi të krahut, pasi Ousmane Dembele mund të mos vazhdojë me ta.

Ndër opsionet e katalanasve është braziliani i Leeds United, Raphael Dias Belloli i njohur ndryshe me emrin Raphinha, raporton ‘Fabrizio Romano‘ dhe ‘Sky Sports‘.

Klubi shpreson se një marrëdhënie e fortë me agjentin e tij Deco – ish-lojtarin e tyre – do ta ndihmojë atë që të bashkohet me ta në vend të klubeve të Premier Ligës.

Megjithatë, klubet nuk kanë kontaktuar akoma mes vete lidhur me një transferim të mundshëm, sipas Fabrizios.

25 vjeçari, thotë ai, është i hapur për një kalim në “Camp Nou”.

Kontrata e tij skadon në vitin 2024 dhe në rast se Barça vendos për kartonin e tij, do të duhet të paguajë një shifër jo dhe aq të vogël. Kjo pasi që vlera e tij kap shifrën e 40 milion eurove sipas ‘Transfermarkt‘. 

Sulmuesi këmbëshpejtë është pjesë e Leeds nga tetori i 2020, teksa këtë sezon ka nëntë gola dhe tre asistime në Premier Ligë. /Shqip.com