Sport Ndërkombëtar

Barcelona i hakmerret Sportingut, shpallet kampion i Evropës në futsall

Barcelona ka fituar Ligën e Kampionëve në Futsall.

 Dhe ata e kanë bërë këtë në mënyrë bindëse, duke e mundur Sportingun me rezultat 4-0 në finalen e së dielës në Riga.

Golat për skuadrat spanjolle u shënuan nga Sergio Lozano, Ferrao, Pito dhe Dídac.

Për Lozanon, i cili shënoi në minutën e 16 -të, ky ishte goli i 300-të në karrierë.

Image

Një vit më parë, Barça humbi finalen e Ligës së Kampionëve ndaj të njëjtit kundërshtar, kur po ashtu kishte udhëhequr 2-0 në pushim, por në fund humbi me rezultat 4-3.

Është hera e katërt që Barça kurorëzohet kampione kontinentale, të gjitha në dekadën e fundit, dhe titulli i dytë në tre vjet.

Kapiteni i Barcelonës mori trofeun nga Armand Duka, një nga 11 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili ishte zgjedhur të dorëzonte kupën tek ekipi fitues.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe Kryetari i Federatës së Futbollit, Agim Ademi./Shqip.com