Sport Ndërkombëtar

Barcelona “godet” në merkato, afër transferimit të yllin e Manchester Cityt

lkay Gundogan do të jetë futbollisti i ri i Barcelonës. Kjo është ajo që raporton eksperti i merkatos, Fabricio Romano.

Sipas tij, katalanasit kanë gjetur akordin me mesfushorin gjerman dhe çdo gjë mund të quhet e përfunduar, pasi dhe ky i fundit ka firmosur.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit dhe regjistrimi i tij në La Liga.

Gundogan vjen kështu pas një eksperience 7-vjeçare ku fitoi 1 “Champions”, 5 Premier Liga, 2 Kupa FA, 4 “Carabao Cup” dhe 2 Superkupa të Anglisë.

Ai do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me Barcelonën, me opsion rinovimi dhe për një vit tjetër.

/Shqip.com